Lajmet e fundit

Është shumë e dhimbshme ta lexosh mesazhin e fundit nga i dashuri me të cilin u ndatë, apo të lexosh bisedën e fundit me shoqen tënde para se t’iu ndahen rrugët e jetës.
Mirëpo, edhe më e dhimbshme është ta lexosh mesazhin e fundit nga njeriu i zemrës tuaj që ka ndërruar jetë.
Një faqe e kapur në rrjetin social Tumblr, “Last Message Received”(Mesazhi i Fundit), po mbledhë mesazhet e fundit që njerëzit i kanë marrë, nga më të dashurit e tyre pasi që ata kanë ndërruar jetë.
Ky blog, ku në kushte anonimiteti njerëzit publikojnë mesazhet nga më të dashurit e tyre para se ata të vdesin, është themeluar nga një studente amerikane nga Ohio, e cila quhet Emily Trunko, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Një vajzë shkruan:
“Ishim në lidhje jo stabile, herë bashkë e herë të ndarë. Kur i thashë se dua që historia jonë të mbarojë, ai më shkroi një mesazh duke më pyetur: “Pse?”. Unë s’u përgjigja kurrë.
Kurse një tjetër priste që i dashuri ta bënte të lumtur.
“E dashur, do të të bëj të lumtur. Vetëm mos u shqetëso më”.
Ka një tjetër që premtoi se do të bëjë një telefonatë e nuk e bëri kurrë:
“Jam shumë i zemëruar që të flas për këtë çështje tani. Do të të telefonoj më vonë e do të flasim”.
Nga babai që humbi jetën:
“Babai më ka vdekur para 5 vitesh, dhe ky është mesazhi që më kishte lënë: “hej, po mendohesha nëse do të mund të ndaloje në supermarket e të më blije diçka? Të faleminderit”. E di se nuk është shumë, por është e tëra që kam”.
Emily, themeluesja e këtij blogu, thotë se për çdo mesazh që ua shkruan më të dashurve të saj, fjalët i zgjedhë me shumë kujdes, për shkak se ato do të mund të ishin të fundit që do t’ua thotë atyre.