Austria është rikthyer në një bllokim të plotë kombëtar ndërsa lufton kundër një rritje të infeksioneve me koronavirus.
Është vendi i parë i Bashkimit Evropian që zbaton masën drastike mes valës aktuale të COVID-19 që po godet një sërë vendesh evropiane, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Është gjithashtu vendi i parë i BE-së që shpall mandatin e vaksinës për të gjithë vendin, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Vdekjet mesatare ditore janë trefishuar në javët e fundit në Austri dhe disa spitale kanë paralajmëruar se njësitë e tyre të kujdesit intensiv po arrijnë kapacitetin.
Bllokimi do të zgjasë të paktën 10 ditë, por mund të zgjasë deri në 20, thanë zyrtarët.
Njerëzit do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, duke përfshirë blerjen e sendeve ushqimore, shkuarjen te mjeku ose ushtrimet.
Kancelari austriak Alexander Schallenberg teksa bëri të ditur bllokimin kombëtar u ka kërkuar falje të gjithë personave të vaksinuar, duke thënë se nuk ishte e drejtë që ata të vuanin nën kufizimet e rinovuara të bllokimit.
Më parë, Austria kishte provuar një bllokim vetëm për njerëzit e pavaksinuar, por kjo nuk rezultoi në zvogëlimin e rasteve të reja.
Më pak se 66 për qind e 8.9 milionë njerëzve të Austrisë janë plotësisht të vaksinuar dhe vaksinat kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta në Evropën Perëndimore..
Bllokimi i ri i Austrisë është i katërti i tij që nga fillimi i pandemisë dhe vjen pasi vendi ka luftuar pa sukses për të ndaluar numrin e madh të raste të reja ku të premten u raportuan 15 mijë e 809 infeksione të reja – kjo si numëri më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë në Austri.
Protesta kundër masave antiCOVID
Masat e reja, veçanërisht mandati i vaksinës, janë ndeshur me kundërshtim të ashpër mes disave në vend.
Një protestë e së shtunës në kryeqytetin e Vjenës tërhoqi 40,000 njerëz, sipas policisë, duke përfshirë anëtarë të partive dhe grupeve të ekstremit të djathtë.
Masat gjetkë në Evropë janë përballur me protesta ndonjëherë të dhunshme gjithashtu ditët e fundit.
Të premten mbrëma, policia holandeze hapi zjarr ndaj protestuesve dhe shtatë persona u plagosën në trazirat që shpërthyen në qendër të Roterdamit rreth një demonstrate kundër kufizimeve të COVID-19.
Protestat u mbajtën gjithashtu në kryeqytetin e Italisë Romë gjatë fundjavës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.