Lajmet e fundit
Dy golat e Lionel Messi vulosën fitoren e spanjollëve, por mbrojtësi beson se Gunners patën probleme me sulmin.

Per Mertesacker ka thënë se qëllimi i Arsenalit ishte qëtë shënonte ndaj Barcelonës dhe se dështimi në këtë synim ishte fatal për skuadrën.
Gunners shpresojnë që të arrijnë në finale, megjithëse janë në disavantazh prej dy golash, pasi Lionel Messi tundi dy herë rrjetën në Emirates Stadium.
Dhe Mertesacker ka thënë se Arsenali e pagoi çmimin për dështimet në sulm.
“Duhet të shënosh kundër një skuadre si Barcelona, ta mbash vazhdimisht nën presion”.
“Ata patën posedimin dhe ne u mbrojtëm mirë, por duhej që njëra palë të shënonte. Në këtë aspekt ne dështuam”.