Lajmet e fundit

Kapiteni i Werder Bremen, Clemens Fritz ka bërë më dije se ka diskutuar me Per Mertesacker mundësinë që ai të kthehet nga Arsenal ish-klubin e tij.
32 vjeçari ka lënë Bremenin për Arsenalin në vitin 2011 dhe ka bërë 200 paraqitje për klubin në të gjitha garat.
Sidoqoftë, Per është zëvendësuar sivjet me bashkëlojtarin e tij te Gjermania, Shkodran Mustafi në qendrën e mbrojtjes te The Gunners.
“E kemi diskutuar dhe do të ishte e mirë sikur ai të kthehej.”
“Ai do të ishte një plus i madh për skuadrën si futbollist dhe si person”, ka thënë Fritz./Klan Kosova/