Ylli i Boston Celtics, Jayson Tatum, ka pësuar një këputje të tendinit të Akilit dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të Playoff-it të NBA-së.
Ai u dëmtua në minutat e fundit të humbjes së Celtics ndaj Knicks në ndeshjen e katërt të serisë.
Tatumi e ka kaluar me sukses një operacion, por nuk ka një datë të qartë për rikthimin e tij.
Me Celtics në disavantazh 3-1 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore, ekipi do të duhet të luftojë pa liderin e tij kryesor, teksa ky dëmtim mund të ndikojë edhe në sezonin e ardhshëm të Tatumit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.