Lajmet e fundit

Sevilla e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lazios (2:0) në kuadër të Ligës së Evropës dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 është kualifikuar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.
Pasi e kishte mposhtur ekipin italian 1:0 në Itali, skuadra spanjolle ishte më e mirë edhe në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Ndërkohë, Thomas Strakosha me shokë do të kthehen të zhgënjyer në shtëpi, pasi mund të kishin bërë më shumë, sidomos në pjesën e dytë kur vendasit mbetën me 10 lojtarë.
Jo vetëm që nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike, por pak më pas mbetën vetë me një lojtar me pak.
Ishte Ben Yedder ai që kaloi vendësit në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Sarabia vulosi gjithçka në fund të takimit.
Valon Berisha as nuk ishte i ftuar për ndeshje, ndërsa Riza Durmisi luajti nga minuta e 76-të.
Skuadrës së Inzaghit tani i ka mbetur vetëm të luftojë për kualifikimin në Champions League duke u renditur mes katër më të mirëve në Serie A.