Lajmet e fundit

Një ecuri e mrekullueshme e Suarezit që lidhet me Barcelonën e pamposhtur ka marrë fund pas 72 ndeshjesh.
Barcelona ka humbur për herë të parë në një ndeshje që Luis Suarez ka shënuar, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Më parë, Barcelona kishte fituar 66 lojë dhe kishte barazuar 6 herë në takimet në të cilat kishte dhënë golë Suarez, por kjo humbje shokuese i dha fund një rrugëtimi të mrekullueshëm.
Barcelona u mposht nga Deportivo me rezultat 2:1 ndonëse në mesjavë u përkujdes për një nga rikthimet më legjendare në futboll, duke e mposhtur PSG-në 6:1.