Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Rahovec.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit, derisa familja që jetonte aty është evakuuar me kohë.
Në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Malisheva.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksi, zjarri ka prekur dhe një pjesë të shtëpisë ngjitur, dhe po punohet për t'i lokalizuar flakët.
Banuesit e shtëpisë, në gjendje të rënduar emocionale, deklaruan për Klankosova.tv se ende nuk dinë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, dhe është në pritje të një përgjigjeje më të detajuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.