Një autobus i kompanisë "Pranvera Travel", ka marrë flakë në Gjermani.
Fatmirësisht incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga pronari i kompanisë, i cili tha se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.
“Autobusi ka marrë flakë në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, deklaroi ai.
Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.
“Autobusi ka qenë në Dordmund, ka shku vetëm në servis me rregullu diçka me rrymë ka qenë gabim i servisit, tash jam duke shku me paditë atë.”, theksoi ai./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.