Terminali i makinave në Bremerhaven, që njihet edhe si porti i makinave në Detin e Veriut u detyrua të mbyllej pasi u zbuluan dy merimanga që i përkasin specieve shumë helmuese "vejusha e zezë".
Tina Allerheilinger, zëdhënëse e kompanisë logjistike, BLG tha se sapo u njoftuan se ka merimanga, punë në zonën në fjalë u ndal menjëherë.
“Puna në zonën në fjalë u ndal menjëherë dhe zona u mbyll kryesisht”, tha ajo.
[caption id="" align="alignnone" width="992"] Helmi i të gjitha llojeve të merimangave të veja të zeza mund të shkaktojë paralizë tek njerëzit.[/caption]
Helmi i këtyre krijesave me tetë këmbë përmban një neurotoksinë të fuqishme që ndikon në sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë, dhimbje barku, të vjella, dridhje dhe djersitje te njerëzit.
Në disa specie, kafshimet mund të jenë edhe fatale. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.