Një mërgimtare, e cila mori pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se është në gjende të bëjë gjithçka për vendin e saj.
Ajo, në një prononcim për gazetaren Qëndresa Tërshani, tha se vlerat e UÇK-së nuk guxojnë të harrohen, transmeton Klankosova.tv.
“Kam ardh nga Gjermania për të përkrahur çlirimtarët tanë të cilët e meritojnë, sepse ata na e kanë pru lirinë, dhe pa ta nuk do të kishim liri sot. Kam respektin më të madh për Hashim Thaçin, liderin e të gjitha kohërave, njeriun që dha gjithçka për lirinë tonë, që ne sot po e gëzojmë. Nuk guxojmë ta harrojmë këtë vlerë kaq të madhe, sidomos të UÇK-së në përgjithësi. Unë jam në gjendje të bëjë gjithçka për vendin tim”, u shpreh ajo.
E njëjta ishte pjesëmarrëse edhe në protestën në Hagë, ku pati deklaruar se jep jetën për ish+-presidentin Hashim Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=h43odbiCtu4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.