Mijëra bashkëatdhetarë ia mësyjnë vendlindjes për festat e fundvitit.
Nga e gjithë Evropa, mërgimtarët nisen drejt Kosovës për t'i kaluar ato në gjirin familjar.
E kjo ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.
Jo pak nga ta ballafaqohen me vështirësi gjatë ardhjes në Kosovës, e më së shumti me kolonat që shkakohen.
Madje disa nga ta presin edhe me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.
Sipas një lexuesi të Klankosova.tv, atij i ka rënë të presë edhe mbi 10 orë.
Ai tregoi se po vinte nga Franca për t'i kaluar pushimet në shtëpi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.