Lajmet e fundit

Një qytetar ka njoftuar se bora ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kroacisë, për mërgimtarët që po kthehen në vendet e tyre.
Nga pamjet që ka dërguar lexuesi për Klankosova.tv, shihet se kushtet e motit të keq dhe rrugët e mbuluara me borë, po pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Po ashtu, rrugët e papastruara nga bora janë raportuar edhe në Slloveni, ku qytetarët nga atje për Klankosova.tv kanë dërguar edhe pamjet.
Një mërgimtar që po kthehej nga Kosova për në Gjermani njoftoi për Klankosova.tv se mbetur në pritje 4 orë në kolonë në Slloveni, pasi rruga është bllokuar për shkak të kushteve të këqija të motit. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/mergimtari-bllokohet-qe-disa-ore-ne-autostraden-e-sllovenise-per-shkak-te-kushteve-te-rruges/