Lajmet e fundit

Nuk është fshehtësi se jemi të zënë dhe nuk kemi kohë që të ndryshojmë veshjen, me qëllim të përshtatjes me ambientin në të cilin duhet të shkojmë, pasiqë jeta është bërë e shpejtë dhe kemi nevojë për më tepër fleksibilitet.
Lajmet e mira janë që ka mënyra të krijoni gardërobë të përshtatshme për punë dhe pas punës. Çelësi është në kombinimin e konservatives dhe asaj modernes, dhe krijimi i një look-u i cili i përshtatet stilit tuaj të jetesës.
Lexoni idetë e mëposhtme për të marrë disa këshilla.
Një sako nga lëkura me fundin tuaj të gjatë dhe një bluzë mund të japë një pamje më shik, uniformës suaj të punës.


Kostum i përshtatshëm për ditët e punës me një bluzë me fyt V apo të hapur deri poshtë. Kështu do të mund lehtësisht të shkoni nga zyra e punës në barin më të afërt për tu freskuar me martinin e shumëdëshiruar.
Kërkoni një fustan me një formë të strukturuar për një kthesë mes zbavitëses dhe klasikes. Për tu siguruar se pamja juaj natë-ditë është e përshtatshme për zyrë pune, kërkoni për një siluetë deri nën gjunjë.
Kostum njëpjesësh me një kthesë moderne në copën tradicionale, posaçërisht në ngjyrë të kaltër,të zezë apo gri, është një opsion i shkëlqyer për ato ditë kur nuk keni kohë të vraponi nga puna në shtëpi e pastaj në takim të mbrëmjes.