Ngritja nga shtrati kur zgjoheni në mëngjes është një luftë pothuajse për të gjithë dhe gjithçka qka mund të doni janë edhe pesë minuta më shumë gjumë.
Një hulumtim i ri sugjeron që në të vërtetë dushin e tuaj të mëngjesit e keni bërë gabim dhe kjo mund të jetë e lodhshme dhe mund t'iu lë edhe më të përgjumur.
Sipas faqes shëndetësore Self, një dush i nxehtë në të vërtetë ka efektin e kundërt me zgjimin dhe ju bën më të përgjumur,transmeton Klan Kosova.
Në mënyrë që të ndiheni më të freskët dhe më të energjishëm, rekomandohet një rutinë krejtësisht të re dushi nga uji i ftohtë në të nxehtë e pastaj prap në të ftohtë.
Faqja raporton se dushi me temperaturave të ftohta është i lidhur me një tolerancë të shtuar të stresit, një sistem më të fortë imunitar, djegie të shtuar të dhjamit dhe madje edhe efekte të anti-depresivëve.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.