Lajmet e fundit

Ndërsa ky koncept aktualisht po testohet vetëm për familjarët dhe miqtë e stafit të restorantit ETEN, që është pjesë e Qendrës së Arteve Mediamatic, pa dyshim se duket ide magjepsëse – darkë romantike në breg të liqenit nën dritën e qirinjve.
“Është shumë komode, këndshëm dhe ushqimi është fantastik”, ka thënë Janita Vermeulen – që ishte ftuar për një darkë [testuese] me shoqen e saj të dhomës, transmeton Klan Kosova.
Organizatorët e quajnë këtë projekt ‘Serres Séparées’ [Shtëpitë e Gjelbra të ndara], sepse thonë se tingëllon më mirë në gjuhën frënge.
“Tani jemi duke mësuar se si ta bëjmë pastrimin, shërbimin dhe se si mund t’i nxjerrim pjatat e zbrazura përsëri jashtë nga kabinat në një mënyrë elegante, kështu që ju akoma mund të ndiheni se po e merrni shërbimin e duhur”, ka thënë Willem Velthoven nga Mediamatic.
Restorantet në Holandë do të jenë të mbyllur të paktën deri më 19 maj, megjithëse kuzhinat mund të punojnë për ‘take away’ [ushqime dhe pije që merren me vete].
Shoqata e restoranteve në Holandë (KNH) ka thënë se edhe nëse restoranteve u lejohet të rihapen, ato do të mund të operojnë me kapacitet të kufizuar dhe me masa të shtuara mbrojtëse, por shumë prej restoranteve do të kenë telashe të mëdha financiare nëse respektohen rregullat e distancës sociale.
Qeveria holandeze pritet që të nxjerrë një udhëzues që tregon se si dhe kur mund të fillojë me zbutjen e masave.