Lajmet e fundit

Ky smoothie me mollë është thjesht fantastik dhe ju kujton shijen e ëmbëlsirave me mollë. Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’iu lër pa mend.
Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta.
Përbërësit
1 mollë mesatare
1/3 kupë tërshërë
1/2 kupë kos
1 & 1/4 kupë qumësht
1/4 kupë rrush i thatë
1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku
Pak pluhur arrë moskati
Kripë
Kanellë
Përgatitja
Bashkoni të gjithë përbërësitë bashkë përveç kanellës dhe arrës së moskatit dhe kalojini në blendër për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare.
Servireni në gota ose kavanoz dhe spërkateni me kanellë dhe arrë moskati sipër nëse dëshironi.
Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm.