Java basketbollistike vazhdon edhe më tutje me spektakël nga NBA në platformën numër një në vend, Artmotion.
Këtë të enjte, duke nisur nga ora 04:00 e mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1, nën komentimin e Petrit Zeqirit, mund të ndiqni duelin mes Denver dhe Utah, skuadra këto që i përkasin konferencës perëndimore dhe synojnë plasman sa më të lartë dhe pozicion sa më të mirë për fazën e playoffit.
Momentalisht skuadra e Utah Jazz renditet e katërta në perëndim me 30 fitore dhe 21 disfata, por rrezikon humbjen e kësaj pozite, pikërisht nga rivalët e tyre të së enjtes, Denver Nuggets, të cilët janë aktualisht të gjashtët, me 28 fitore dhe 22 disfata.
Te Denveri lojtarët kryesorë, përveç Michael Porter Jr, janë të gatshëm për lojë, kurse tek Utah mungon dyshja e yjeve: Mitchell dhe Gobert.
5-shet e mundshme startuese:
Denver: Morris, Barton, Gordon, Green, Jokic
Utah: Conley, Clarkson, Bogdanovic, O’Neal, Gay
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.