Duelin kryesor të mëngjesit me Denver Nuggets, e fituan Brooklyn Nets me rezultat 119:125.
Fitore gjetën edhe Washington Wizards në kohë shtesë, njofton Klan Kosova.
‘Magjistarët’ bashkë me Westrbook arritën ta mposhtin Indiana Pacers me rezultat 132:133, ku po ashtu në këtë ndeshje, Russell Westbrook arriti të barazoi rekordin e Oscar Robertson për më së shumti dyshifror të trefishtë të realizuar.
Mirëpo lojë të lehtë kishte Golden State Warriors kundër Oklahoma City Thunder, ku skuadra e Curry-it e mposhti me rezultat 136-97.
Stephen Curry e përfundoi lojën me 49 pikë e 11 trepikësh të shënuar.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve të tjera:
Philadelphia 76ers-Detroit Pistons 118:104
Toronto Raports-Memphis Grizzlies 99:109
Portland Trail Blazer-San Antonio Spurs 124:102
Utah Jazz-Houston Rockets 124:116
Me fillim nga ora 19:00 ndeshen ish finalistët e konferencës lindore Boston Celtics ndaj Miami Heat dhe nga ora 21:30 LA Clippers dhe New York Knicks, të dy këto ndeshje mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Artsport 2.
klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.