Gazetari i Klan Kosovës, Agon Rexhepi ka shkuar për vizitë te nëna Ferdonije në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur.
Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i dy djemve tjerë si dhe bashkëshortit të nënës Ferdonije, e cila thotë se çdo ditë mendon për ta, transmeton Klankosova.tv.
“Mëngjeset janë shumë të hidhura, zgjohem si një njeri që zgjohet vetëm. Kur vjen Elhamja ma heq atë mërzinë. Po njeriu mësohet të jetojë me mërzinë”, tha ajo për emisionin “Ora Shtatë”.
Ajo shton se asnjëherë nuk ka reshtur së kërkuari më të dashurit e saj, ndërsa shtoi se tani pengesë është vetëm lodhja fizike.
https://www.youtube.com/watch?v=K_A3uvdgdag
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.