Lajmet e fundit

Debutimi i parë për Zheremi Menez tek skuadra e Bordos në Francë, nuk ka qenë aspak pozitive për të, dhe do të mbahet mend për gjithë jetën nga të gjithë, por veçanërisht nga vetë lojtari.
Ish-lojtari i Milanit ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm gjatë një ndeshje që po zhvillonte me skuadrën e tij të re. Ai është goditur nga kundërshtari, dhe pas ndërhyrjes së ashpër ai ka humbur një pjesë të veshit.
E gjitha kjo ndodhi në miqësoren para-sezonale që skuadra e tij Bordo po luante ndaj Lorientit. Ish-ylli i Milanit dhe PSG-së, u detyrua menjëherë të largohet nga fusha e lojës për t’u operuar, shkruan gazeta Shekulli.
Nga dëmtimi i pësuar lojtari mund të humbas ndeshjen e parë të sezonit të 2016/17 në kampionatin francezë.

