Lajmet e fundit

Mbrojtësi marokien që u transferua në Bundesligë nga Lille gjatë kësaj vere ishte shumë pranë kalimit në ekipin e Unai Emery-t, përcjell Klan Kosova.
Arsenali pothuajse nënshkroi me mbrojtësin Hamza Mendyl por problemet me lejen e punës bënë që ai të prish marrëveshjen dhe të bashkohet me ekipin e Schalke-s.
20-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Marokut në Kupën e Botës në Rusi dhe më pas u transferua ne Gjermani nga klubi francez.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë me një klub të madh siç është ky”, ka thënë Mendyl gjatë prezantimit në Schalke.