29.09.2016 · përditësuar para 3567 dite1 min lexim
Adoleshentja e cila mendonte se dhimbjet në stomakun e saj vinin nga një alergji ushqimore kishte zbuluar se ka një tumor të rrallë në dhëmbë flokë dhe në tru, transmeton Klan Kosova.
Kezia Denne 16 vjeçare vuante nga dhimbjet e stomakut gjatë fëmijërisë së saj .
Kur ishte 12 vjeçare dhimbja e saj u bë aq e rëndë saqë përfundoi në spital.
Mjekët zbuluan se ajo kishte tumor të cilin e kishte pasur qysh nga lindja .
Ajo iu nënshtrua katër raundeve të kimioterapisë por që rezultuan të pasuksesshme.
Dhe në fund kishte bërë një operacion për të hequr shumicën e kancerit.
Por mjekët kanë thënë se ajo do të duhet të kthehet për ekzaminime periodike për pjesën tjetër të jetës së saj për të siguruar që pjesa e mbetur e tumorit nuk rritet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.