Mendim Ujupaj, i ka fituar dy medalje në mundje krahu në turneun ndërkombëtar 'Super Match 2022', të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë.
Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, në kategorinë 75 kilogramë, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë, ku ishte në konkurrencë me 33 garues.
Ujupaj në Klan Kosova tha se emocionet ishin tepër të mëdha.
Ai theksoi se konkurrenca aty ishte tepër e madhe.
"Emocionet kanë qenë shumë të mëdha. Nuk e kam pritur siç e kam menduar sepse kanë qenë 400 garues nga e gjithë bota".
Ndiqeni intervistën e plotë për emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=3oBtk1Hr9yY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.