Lajmet e fundit

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos ka deklaruar se beson që pesë herë lojtari më i mirë në botë ka përmirësuar lojën e Juventusit.
Ai u shpreh i bindur se portugezi do të fitojë Topin e Artë, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.
“Mendoj se Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë këtë vit”, ka deklaruar Mendes.
Për këtë ai bëri edhe një krahasim.
“Për mendimin tim, është e mjaftueshme të krahasohet se si Real Madrid ishte më parë dhe si është tash pa Cristianon”, ka shtuar ai.
Mendes është menaxher i Ronaldos qysh në fillimet e tij, kur ky i fundit u transferua nga Sportingu në Manchester United.