Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i ish-shefit të pankinës së Real Madridit beson se skuadra nga Stamford Bridge nuk do ta lejojë që të largohet.

Jorge Mendes ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Jose Mourinhos nga Chelsea, megjithë rezultatet e dobëta këtë edicion.
Mourinho dhe Chelsea renditen në pozitën e 15-të në tabelën e Premierligës, pasi kanë humbur gjashtë nga 11 ndeshjet e këtij edicioni.
Por Mendes është i bindur se Mourinho do t’i kthejë gjërat në normalitet.
“Ai nuk ka pse t’i dëshmohet dikujt”.
“Ai e se ç’duhet bërë. Shumë njerëz thonë këto gjëra, por ai nuk do të largohet. Ai do t’i zgjidhë problemet. Ai është më i miri”.
“Mourinho ka fituar gjithçka deri tani. Kudo ku ka qenë trajner ai ka fituar trofe”.