Aktorja e Riverdale dhe ajo e Stranger Things, do të aktrojnë në filmin e ardhshëm të Netflix, Strangers, raporton Dedline.
Me regjisor Jennifer Kaytin Robinson, filmi përshkruhet si një komedi e errët e përmbysur Hitchock-iane, që përmban protagonistët më të frikshëm nga të gjitha: vajzat adoleshente.
Ka të bëjë me dy vajza, Drew-vajzë alfa, dhe Eleanor-vajzë beta, të cilët pas një takimi klandestin të bukur, bashkohen për të ndjekur ngacmuesit e njëra-tjetrës.
Gjatë muajve të fundit, Camila ka qenë e zënë me xhirimet e sezonit të ri të Riverdale në Vancouver. Shfaqja është vendosur që të rikthehet në janar të vitit të ardhshëm.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.