Lajmet e fundit
Mesfushori shqiptar pritet të kalojë tek Bari javën e ardhshme, pasi tashmë është arritur marrëveshja mes skuadrave dhe lojtarit për këtë transferim

Siç raportojnë edhe mediat italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek Bari, mund të quhet një çështje e mbyllur.
Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet edhe javën e ardhshme, pasi është ekipi i Benevento që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë, për sfidën ndaj Bologna.
Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe mesfushorin tjetër të Shqipërisë, Migjen Bashën.
Ndërkohë, për kartonin e vlonjatit, Bari do të shpenzojë plot 500 mijë euro, dhe ai do të firmosë një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2022.