Lajmet e fundit

Ledian Memushaj ka fituar respektin e të gjithë në Serinë A italiane. Ai është kapiteni i Pescarës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare. Italia por mbi të gjitha Izreali janë dy kundërshtarët direktë të Shqipërisë në grupin G, por më shumë sesa për ndeshjen ndaj të Kaltërve, vëmendja e mesfushorit vlonjat është e gjitha te dueli i të Shtunës në Elbasan Arena ndaj Izraelit.
Edhe pse ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në Europianin francez , në ndeshjet e fundit me Shqipërinë Memushaj nuk është aktivizuar shumë, ndërkohë që te Pescara luan rregullisht, por pavarsisht kësaj 29-vjecari nga Vlora nuk i vendos asnjëherë në diskutim zgjedhjet e trajnerit De Biasi duke theksuar se te Shqipëria konkurenca është shumë e madhe.
Humbja ndaj Spanjës nuk është harruar ende por sipas Ledian Memushajt, Shqipëria është paraqitur mirë deri tani në eliminatoret e Botërorit, dhe nuk ka arsye për ta kthyer kokën pas./Supersport.al