Lajmet e fundit

Ledian Memushaj beson se testi i vërtetë i Shqipërisë është ndeshja e radhës.
Mesfushori vlonjat thekson se skuadra duhet të tregohet e kujdesshme ndaj kundërshtarëve që në letër mund të jenë më inferiorë.
Në intervistën dhënë për Supersport, Memushaj thekson se është trajneri ai që vendos për skemën e lojës, por ai nuk e përjashton mundësinë që këtë herë të shikojmë një Shqipëri më sulmuese.
"Këto gjërat taktike nuk i dimë pasi kemi pak kohë bashkë. De Biasi vështirë ta ndryshojë mënyrën e lojës. Litejshtejni është një skuadër që mbrohet shumë, pasi dëshirojnë vetëm një pikë", shkruan albeu.
"Manaj? Ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe mund të qëndrojë dy javë jashtë fushave. Më vjen keq për të sepse ai dëshironte të ishte pjesë e Kombëtares përkëto dy ndeshje. Tifozët na ndjekin gjithmonë, dhe ndihemi sikur luajmë në fushën tonë".