Lajmet e fundit

Memphis Depay pritet të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle, blaugranët kanë arritur marrëveshje me lojtarin duke e mposhtur konkurrencën e Juventusit.
Blaugranët janë optimistë rreth negociatave dhe nënshkrimi mund të arrijë brenda javës së ardhshme. Kjo është ajo që raporton Mundo Deportivo, transmeton Klankosova.tv
Holandezi këtë sezon ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 22 gola dhe 12 asiste.