Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë më 5 qershor.
Vizita e Melonit është konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë kampi që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga Italia dhe Shqipëria.
Verën e kaluar kryeministrja italiane ishte për një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj, pak muaj para se te finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së homologut të sajs shqiptar, Edi Ramës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.