Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se po e ndjek sulmet Izrael - Iran me vëmendjen më të madhe, teksa bëri thirrje për negociata.
Meloni tha se Itali "do të vazhdojë përpjekjet e saj për t'i sjellë palët në tryezën e negociatave".
Meloni e organizoi një videokonferencë këtë mëngjes me ministrat përkatës dhe zyrtarët më të lartë të inteligjencës së vendit, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.