Lajmet e fundit

Felipe Melo ka thënë se kundërshtari i sotëm, Chievo nuk do të jetë shumë i lehtë, por që ndeshjet e tilla janë ato të cilat duhet marrë rezultat pozitiv për të fituar Scudetton.
“Nuk mendoj se ka ndeshje që nuk janë të forta, por përballja me Chievon është goxha e veçantë pasi ata kanë ditur që të shkaktojnë telashe çdoherë”.
“Por duhet të fitojmë”, ka thënë Melo.
Ai ka potencuar se janë kandidatë serioz për të fituat titullin e kampionit në Serie A.
Nerazzuri kanë bilanc 100% në tri ndeshjet e para dhe mbajnë kreun e tabelës në kampionat, transmeton Klan Kosova.