Lajmet e fundit

Mbrojtësi brazilian, Felipe Melo ka folur për herë të parë si lojtar i ri i Interit.
Ai tha se ai dhe familja e tij ndihen shumë të lumtur që sërish janë në Milano.
“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që sërish jemi këtu. Ne flasim për Interin jo me muaj, por vite më radhë. Ishte një ëndërr për një kohë të gjatë dhe jemi të lumtur që jemi këtu”, ka thënë Melo, transmeton Klan Kosova.
Melo foli edhe fjalë të mira për trajnerin Roberto Mancini.
“Mancini? Ne kemi fituar se bashku në Galatasaray, ai është që fiton gjithmonë. Unë nuk jam i preferuar i askujt, unë kam ardhur për të fituar dhe do të mundohem të bëj këtë edhe në Inter, sepse ky klub është ëndërr e çdo lojtari”, ka përfunduar ai.