Lajmet e fundit

Në postimin e saj, Haradinaj ngriti akuza të rënda ndaj mënyrës se si, sipas saj, u trajtua narrativa mbi luftën në Kosovë gjatë intervistës, duke pretenduar se nuk u adresuan pyetje kyçe mbi krimet e luftës dhe fatin e personave të zhdukur gjatë konfliktit të vitit 1999. Ajo shkroi se moderatorët “anashkaluan pyetjen thelbësore” dhe akuzoi palën serbe për, siç pretendon ajo, fshehjen e informacioneve mbi varreza masive dhe mohimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Në të njëjtin reagim, ajo e lidhi këtë narrativë me trashëgiminë politike të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Deklaratat e saj kanë ndezur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje debatin e gjatë dhe ende të pazgjidhur mbi përgjegjësinë e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, si dhe mënyrën se si këto tema trajtohen në media ndërkombëtare. Nga ana tjetër, intervista e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në podcastin britanik është parë nga disa si një përpjekje për të paraqitur propagandën e Serbisë në një audiencë perëndimore, ndërsa kritikët e kanë cilësuar si një platformë ku nuk u sfiduan aspak narrativat propaganduese të Vuçiqit.Both @campbellclaret & @RoryStewartUK missed the Q: why is @avucic still keeping mass graves hidden across Serbia, holding bodies of Kosovo Albanians killed in 1999 & secretly transported there? why echo the legacy of his boss Milosevic’s genocidal regime? pic.twitter.com/8DE3u1cw2p
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) April 27, 2026