22.05.2019 · përditësuar para 2607 dite1 min lexim
Këngëtarja e grupit, Spice Girls, Mel B, ishte shtrirë në spital javën e kaluar, pasi kishte probleme shëndetësore në sy.
Mel B humbi të parit në syrin e majtë për pak kohë, por pas trajtimeve mjekësore gjendja e saj është përmirësuar.
“Unë isha tek mjeku mora trajtimin e nevojshëm, tani jam në rregull mendoj se do të bëhem mirë”, tha Mel B në një intervistë për emisionin “Carrie & Tommy”.
Mel B tregon se koncertet e rikthimit të grupit Spice Girls do të fillojnë brenda tri ditëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.