Kombëtarja e Meksikës po shkon drejt fitores së dytë në kampionatin botëror, pasi fillimisht mposhti për befasinë e të gjithëve Gjermanin me rezultat 1-0, njofton Klan Kosova.
Me rezultat identik, Meksika e ka mbyllur edhe pjesën e parë të ndeshjes kundër Kores Jugore.
Golin për meksikanët e ka shënuar Carlos Vela në minutën e 26 të ndeshjes.
Nëse Meksika arrin fitore edhe në këtë ndeshje, atëherë me gjashtë pikë, siguron kalimin në fazën e ardhshme të kampionatit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.