Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehneti, ka thënë se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pësuar rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro, raporton Ekonomia Online.
Këto Mehmeti komente ai i bëri në Komisionin për Buxhet, ku shtoi se Ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind gjatë vitit 2021.
Sipas tij, pademia ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.
“Që në ditët e para të masave kufizuese BQK është koordinuar me gjitha institucionet financiare për të siguruar marrjen e masave adekuate karshi nevojave të ekonomisë. Vështirësitë ekonomike u reflektuan edhe në sektorin fiskal. Borxhi publik ka arrit në 1.5 miliardë euro”, tha ai.
Tutje ai foli edhe për moratoriumin për shtyrje të pagesave të kredisë për personat dhe bizneset e prekur nga pandemia.
“Kemi marrë moratorium për shtyrje të kredive nga kredi marrësit të cilët janë goditur nga pandemia. 370 milionë euro është shuma e kredive të rikontrukturuara”, tha ai.
Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani e quajti të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
Rrahmani foli edhe për vendimet e BQK-së për revokim të licencave të disa kompanive të sigurimit, ku tha se kjo gjë është bërë me vonesë.
“Është ngrit si çështje puna ime si z.guvernator, unë raportoj para jush dhe e kam për detyrë. Një gjë e kam të sigurt se kur është në pyetje zbatimshmëria e ligjit, ka zero tolerancë. Është e vërtetë se i kemi tërhequr licencën një kompanie”.
“Të gjitha procedurat i zbatojmë me rregull, në mënyrë që nesër mos të humbim rastin në gjykatë. Qëllimi ka qenë mos të bëjmë shkelje të procedurave. Edhe një kompanie tjetër është në listë por që i kemi dhënë afat deri në fund të vitit që ta përmbush shumë e nevojshme”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.