Lajmet e fundit

Futbollisti shqiptar i Bayer Leverkusen, Admir Mehmedi ka deklaruar se dëshiron që të vazhdojë me formën e njëjtë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Ishte ai që me një gol në minutën e ’89-të të takimit i dhuroi fitoren skuadrës së tij përballë Stuttgartit.
Ai ishte shumë i kënaqur me fitoren 3:2, ndërsa ka thënë se shpreson që të shënojë sa më shumë gola edhe në vijim dhe po ashtu të ndihmojë skuadrën edhe në repartin mbrojtës.
“Tash është e rëndësishme që të mbahet kjo formë, pra në javët e ardhshme dua të luajë sikur këtë javë”.
“Unë jam një mesfushor ofensiv dhe nuk dua të thirrem se rolin sulmues. Gjërat shkuan mirë, por ka vend për përmirësim si ekip”, ka thënë Mehmedi, transmeton Klan Kosova.