Lajmet e fundit

Vështirësitë ekonomike për transferimin e Alvaro Morata kanë bërë që drejtuesit e Milanit të kërkojnë alternative tjera për repartin e sulmit.
Ideja e fundit është afrimi i sulmuesit iranian Mehdi Taremi.
Për sulmuesin e saj, Porto kërkon 20 milion euro, një shumë jo e vogël për klubin kuq e zi.
Negociatat mes dy klubeve pritet të nisin të ditët në vazhdim.
Opcion tjetër për rossonerët eshtë edhe Gianluca Scamacca.
Aktualisht, në repartin e sulmit Milani ka vetëm një futbollist, francezin Olivier Giroud.