Lajmet e fundit
Humbja e thellë prej 5-0 e formacionit U21 të Kosovës ndaj atij të Norvegjisë mund të harrohet, nëse për shkak të një gabimi të kundërshtarëve, djelmoshave verdhekaltër u jepen tre pikë

Kristoffer Ajer nuk kishte të drejtë të luante në përballjen kualifikuese për Europian, të Norvegjisë me Kosovën - për grupmoshat U21 - dhe të qenit e tij në lojë mund t'ia dhurojë tre pikë verdhekaltërve.
Në ndeshjen me Spanjën, më 27 mars, Ajer mori dy kartonë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja. Kështu ndeshjen e radhës, në cilindo formacion, nuk do të kishte të drejtë të luante, njofton Klan Kosova.
Por me gjasë për shkak të ndonjë mosmarrëveshje, ai e bëri këtë gjë, dhe kështu sipas të gjitha gjasave Kosova do të marrë tri pikët, megjithëse humbi me rezultat të thellë 5-0, thuhet në një njoftim të Federatës Norvegjeze të Futbollit.