Lajmet e fundit

Cuneyt Cakir është emëruar për ndarjen e drejtësisë mes Gjermanisë dhe Rumanisë, që do të thotë se UEFA nuk e ka pezulluar atë pas polemikave në ndeshjen Milano-Atletico Madrid.
Javën e kaluar, gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletico Madridit një penallti inekzistente në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve, kundër Milanit.
Gjithçka ndodhi pasi Cakir i kishte treguar mesfushorit të Milanit, Franck Kessié dy kartona të verdhë në 30 minutat e para të lojës në Stadio Giuseppe Meazza.
Rossonerët paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për performancën e zyrtarit të ndeshjes, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Por, UEFA pezulloi gjyqtarin e VAR-it, Abdulkadir Bitigen, pasi u konsiderua si përgjegjësi kryesor për gabimin në Stadio Giuseppe Meazza.