Lajmet e fundit

Mohamed Salah nuk po agjëron sot dhe ai nuk do të mbajë Ramazan as nesër, kur luhet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes klubit të tij, Liverpool dhe Realit të Madridit.
Lajmin e ka konfirmuar Ruben Pons, fizioterapist i ekipit anglez.
"Të premten dhe të shtunën (ditën e ndeshjes) ai nuk do të agjërojë, kështu që nuk do të ketë kurrfarë ndikimi", ka thënë ai, për radio stacionin Cadena Ser, përcjellë klankosova.tv.
Salah nuk ka luajtur asnjë lojë prej fillimit të muajit të shenjtë të muslimanëve, më 16 maj.
Egjiptiani njihet si një besimtar i devotshëm. Agjërimi është obligim për myslimanët e moshës madhore që gëzojnë shëndet të mirë. Të liruar janë vetëm të sëmurët dhe udhëtarët.
Është pikërisht kjo e dyta arsyeja pse Salah nuk do të agjerojë. Ai dhe ekipi i tij kanë mbërritur mëngjesin e së premtes në Kiev të Ukrainës, ku nesër, nga ora 20 e 45, luhet ndeshja më e rëndësishme për kontinentin evropian.