Interi e ka mposhtur Feyenoordin 0:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Dyshja sulmuese, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez, u përkujdesën për triumfin e Zikaltërve.
Fillimisht Thurami realizoi për 0:1 në minutë e 38-të të takimit dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 50-të, argjentinasi lansoi një predhë në drejtim të portës kundërshtare për 0:2.
Me golin e sotëm Lautaro është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Ligën e Kampionëve.
Piotr Zielinski dështoi ta çonte epërsinë në tre gola kur nuk shënoi nga penaltia në minutën e 64-të të takimit.
Ndeshja u transmetua direkt në Sport 1 në platformën më të madhe në vend, Art Motion.
[caption id="attachment_2520575" align="alignnone" width="797"] Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në Art Motion![/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.