Lajmet e fundit

Nesta Carter e ka humbur apelin kundër vendimit për t’ia hequr atij dhe ekipit të Xhamajkës medaljen e artë olimpike, pasi që ai kishte dalë pozitiv në testin për doping.
Një mostër që ishte marrë nga Carter në lojërat olimpike në Pekin dhjetë vjet më parë, tregoi se ai kishte përdorur stimulantë.
Kjo do të thotë që Xhamajkës i është marrë medalja në garën 4 herë nga 100 metra, ku kishte fituar edhe falë legjendës së atletikës, Usain Bolt.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka deklaruar që rianalizat e kanë konfirmuar prezencën e methylhexaneamine-s.