23.08.2019 · përditësuar para 2512 dite1 min lexim
Të famshmet duket se gjithmonë janë në nguti për t’i shfaqur trupat e tyre të dobësuar pas sjelljes në jetë të fëmijëve. Epo, jo vetëm të famshmit – edhe gratë e zakonshme gjithashtu e ndjejnë nevojën për ta shfaqur formën e tyre “fit”.
Megjithatë, Meghan Markle, e cila së fundmi u bë nënë, duket se nuk është e fiksuar pas kësaj ideje.
Edhe pse kishte filluar të kritikohej nga disa gra anembanë botës pasi u shfaq me një fustan që i vinte në pah format e mbushura trupore duke i thënë se mund të kishte zgjedhur të vishte diçka tjetër në mënyrë që t’i fshihte kilet e tepërta, ekspertja mbretërore, Katie Nicholl tha: “Meghan nuk e ka filluar palestrën... këtë regjim ushtrimesh ajo po e merr me shume delikatesë. Po kënaqet me kohën dhe po tregohet e butë me veten”.
Mbretërorja Meghan ka vendosur ta zgjedhë mënyrën “revolucionare” dhe të tregojë se nëpër çfarë ndryshimet kalon trupi i gruas, pa marrë parasysh a është ajo e famshme apo jo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.