Meghan Markle sipas mediave rozë, mësohet t’u ketë thënë miqve të saj se një nga arsyet pse ajo nuk po merr pjesë në varrimin e Princit Philip, është sepse ajo ''nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes''.
Ky reagim i saj po qarkullon në mediat ndërkombëtare, pasi Princi Harry, u pa të arrinte i vetëm në Heathroë të dielën, në ceremoninë e përcjelljes së gjyshit të tij për në banesën e fundit, përcjellë Klan Kosova.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham gjithashtu konfirmoi që Meghan ‘është këshilluar nga mjeku i saj të mos udhëtojë’ sepse ajo është rreth gjashtë muaj shtatzënë ndërsa çifti janë në pritje të një vajze.
Një burim tjetër i ka thënë Mail Online se ''Meghan ka pohuar se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja e Harry-t''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.