Meghan Markle dhe Prince Harry ishin së fundmi të ftuar në qytetin e Birkenhead, ku përveç të tjerash patën rastin të takohen dhe me një grup njerëzish të cilët i prisnin për ti uruar mirëseardhjen.
Dukesha e Sussex shpenzoi shumë kohë duke folur me njerëzit e pranishëm aty dhe gjatë bisedave i ka treguar atyre se sa muajshe është dhe kur do të lind.
Sipas raportimeve të njerëzve që ishin në event, Meghan i tha një vajze që është 6 muajshe shtatzënë dhe pret që të lindë në muajin prill.
Gjithashtu ajo i ka rrëfyer një vajze tjetër që ende nuk e di gjininë e fëmijës dhe preferon ta mbajë suprizë këtë fakt.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.