Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, bëri një paraqitje në emisionin The Ellen DeGeneres Show i cili do të transmetohet nesër, ku foli për vajzën e saj 5-muajshe, Lilibet.
Gjatë një klipi të shkurtër, Ellen zbuloi se "Lilit tani po i dalin dhëmbët", ndërsa Meghan mban duart lart nga goja dhe thotë "Çdo gjë për ta lehtësuar këtë".
"Tekila, çdo gjë," bën shaka Ellen.
"Kjo është tezja Ellen për ju," thotë Meghan.
"Kjo është arsyeja pse unë nuk kam fëmijë," shton Ellen duke qeshur.
Klipi përfshin Ellen duke e pyetur atë se çfarë i pëlqente Princit Harry në Kaliforni.
"Ne jemi thjesht të lumtur", përgjigjet Meghan.
https://www.youtube.com/watch?v=IVTAWNC_p8I
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.